news

2006.07.14

Përvjetori i dytë orthphoto.net

Më datën 10 Prill u mbushën 2 vjet që nga hapja e faqes tonë. Që në fillim të hapjes u regjistruan në faqen tonë rreth 800 autorë dhe u prezantuan mbi 4700 fotografi( ndër të cilat 3000 u shtuan vitin e kaluar). Çdo ditë shfaqen afërsisht 10-20 fotografi të reja; duke pasur çdo fotografi 450-500 pamje. Orthphoto ka mbledhur 92000 komente dhe shënime të akorduara, të shfaqura poshtë çdo fotografie. Faqja tonë vizitohet përditë nga më shumë se 400 persona, kurse gjatë këtyre dy vjeteve janë regjistruar 143000 vizitues nga më shumë se 80 vende. Jemi të kënaqur vecanarisht nga larmia e aspekteve lidhur me ortodoksinë në përgjithësi të prezantuara në OrthPhoto.Fotografitë e vendosura këtu vijnë nga të gjitha vendet e botës, nga mbi 40 vende, që nga Anglia e deri në Kinë, nga Korea e Jugut deri në Kenia.
Fotografitë më të shumta vijnë nga vendet ku anëtarët e faqes luajnë një rol aktiv në promovimin e saj.
Ju ftojmë të mbështesni OrthPhoto kudo që të ndodheni. Përdorni parrullën OrthPhoto në faqen tuaj, vendosni fotografi të kesaj faqeje në zonën ku banoni ose tregojini të paktën një shokut tuaj për ne!
Jemi të bindur se do ta shndërrojme OrthPhoto me të vërtet në një forum ndërkombëtar të Ortodoksisë dhe të fotografisë ortodokse. Deri tani kjo faqe është në 6 gjuhë të ndryshme dhe përpiqemi ta zgjerojmë më tej (varianti në gjuhën rumune dhe greke është gati për tu shfaqur). Po përpiqemi që në një të ardhme të afërt të bashkëpunojmë me shërbimet e lajmeve ortodokse të cilat shpesh kanë nevojë për pamje cilësore.
Ju ftojmë përzemërsisht të shihni fotografitë e kësaj faqeje, të vendosni fotografitë tuaja dhe të afroheni në bashkëbisedim me anëtarët e tjerë të OrthPhoto.
Ju falenderojmë për interesin dhe mbështetjen e treguar!
(10.04.2006)

Redaksia
change language:
БългарскиEnglishFrançaisGeorgianΕλληνικάPolskiRomânãРусскийСрпскиУкраїнськаShqip